Fotot e protestave të dhunshme/ E gjithë Europa në këmbë kundër masave kufizuese anti-Covid

Në Europë shpërthyen protesta mbrëmjen e shkuar. Mijëra qytetarë dolën në rrugë kundër masave të reja të kufizimit për pandeminë e koronavirusit.

Përplasjet më të forta u regjistruan në Itali, ku pati dhunë mes policisë dhe protestuesve në qytetet e mëdha si Milano e Torino. Këto protesta i bashkohen revoltës në Napoli, që e ndezi i pari serinë e tubimeve agresive.

Protesta pati edhe në Barcelonë, përpara se qeveria të shpallë se ka në plan një izolim të dytë.

Europa po përballet me një numër në rritje të rasteve me koronavirus. Kontinenti i vjetër është kthyer sërish në epiqendrën e pandemisë. Vjeshta ka sjellë shifra të frikshme, megjithatë njerëzit po kundërshtojnë izolimin e dytë, që do të ishte fatal për ekonominë.

auto e41603789213

Exit mobile version