Opozita po zhvillon protestën më të madhe që është zhvilluar ndopnjëherë kundër qeverisë e kryeministrit Rama. Protestuesit kaluan nga Kryeministria në Parlament, ku Policia përdori gazin lotsjellës.
Opozita dhe mbështetësit e saj filluan në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë Kryeministrisë protestën e tyre të 9-të në serinë e protestave antiqeveritare të filluara në mesin e shkurtit të kaluar dhe të parën që filloi në orët e para të mbrëmjes.
Mediat e huaja shkrujanë se, mijëra pjesëmarrës në protestë kanë mbajtur parulla antiqeveritare, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Disa protestues, në rreshtin e parë, përballë Kryeministrisë hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues duke mbuluar me tym mjedisin para Kryeministrisë. Ata thyen kordonin e policisë që mbron hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë.