Fotot e revoltës/ Protesta e studentëve që diskrediton qeverinë e Ramës…

Të paralajmëruar prej kohësh, studentët sot bojkotuan mësimin dhe iu rikthyen protestave. Ata iu drejtuan sërish shesheve pasi premtimet e qeverisë, një vit më parë ishin mashtrime dhe asgjë nuk ndryshoi në universitet.

Në orën 11:00 ata u grumbulluan te Korpusi Universitar me pankarta në duar duke brohoritur kunder mashtrimit me paktin per universitetin. Ata deklarojne se kete radhë nuk tërhiqen dhe u bëjnë thirrje studentëve ete tjere per bashkim.

“Raketat e Iranit rrënuan konviktet”, apo “Nëse s’ka guxim rinia, vaj me det Shqipëria”, janë vetëm dy nga pankartat që studentët mbajnë nëpër duar.

“Asnjë pike e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull. Disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë”, deklaroi një prej studenteve për mediat.

Artikulli paraprakKurti 13 ditë kohë për të formuar qeverinë, përndryshe mbahen zgjedhje të reja
Artikulli tjetërProkurorët italianë hetojnë dosjet e pallateve të shembura nga tërmeti në Durrës