Fotot e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik, mes tyre edhe vajza franceze

Më poshtë janë fotot e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Varibop të Fierit. Ata janë dy djemtë xhaxhallarësh Fisnik dhe Agustin Murataj dhe një shtetase franceze, Noza Ahmout. Vajza ishte bashkëjetuesja e Fisnik Muratajt në shtetin grek, ndërsa në Shqipëri kishin ardhur për një gëzim familjar.
Nazia Aham, 34 vjeçe, ishte e fejuara e Fisnik Muratajt, 32 vjeç, i cili po ashtu vdiq në makinën që u përmbys në kanal së bashku me kushurin e tij Agustin Xhaxhaj.
Policia e Fierit njoftoi paraprakisht për vetëm dy viktima, por më pas u konstatua edhe një tjetër. Foristrada tip ‘Suzuki’ ka rënë në kalan duke shkaktuar mbytjen e të treve. Bëhet me dije se të tre viktimat kanë qenë duke u kthyer nga një gëzim familjar, po mesa duket fundi ka qenë tragjik. Makina ka ecur përrreth 100 metra në një tokë buqjësore dhe më pas ka rënë në kanal.
Policia dhe ekspertë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet një raport i plotë i rrethanave që kanë çuar në këtë aksident të rëndë. Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

4Vetëm orët e fundit është bërë e mundur që makina së bashku me trupat të nxirret nga kanali me vinç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy burra dhe një vajzë e re nga fshati Kuts i Mallakastrës. Vetëm orët e fundit është bërë e mundur që makina së bashku me trupat të nxirret nga kanali me vinç.
Policia në njoftimin e saj: Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version