FOTOT/ Paraqitet në SPAK ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha

Është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha.

besnik hoxha SPAK

Nuk dihet ende arsyeja se pse ish-magjistrati është thirrur në SPAK paraditen e sotme.

Besnik Hoxha u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 25 korrik. Ai më herët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi kishte kaluar procesin e vettingut.

Vendimi i KPA erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK-së ndaj Besnik Hoxhës për rikthimin e tij në detyrë.

Pas kalimit të barrës së provës në të tre kriteret e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash që të lërë në detyrë gjyqtarin Besnik Hoxha më 18 maj të vitit 2023.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Exit mobile version