Fotot/ Populli në varfëri, Rama blen makinë superluksoze 500 mijë dollarë!

Edi Rama ka blerë një makinë të re shumë më luksoze se ajo që kishte më parë. Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blindura që ai është shprehur se ja ka dhënë “dhuratë” vëllai i tij, Olsi, sot Rama ka shkuar në Presidencë për të bërë betimin me një makinë ‘GMC’ prodhim amerikan, por që mësohet se është e modifikuar.

Makina me të cilën lëviz sot Edi Rama mësohet se ka një vlerë prej më shumë se 500 mijë dollarësh, dhe cilësohet si një makinë që më së shumti e përdorin kartelet e drogës në Meksikë dhe oligarkët rusë.

Pas lajmeve dhe reagime në rrjet, qeveria ka vendosur të reagojë në lidhje me makinën luksoze ‘GMC’ me të cilën lëviz prej disa muajsh Edi Rama.

Duke shmangur një sqarim publik, qeveria ka vendosur ti reagojë gazetares Esiona Konomi e cila kishte dërguar dhe pyetjet në lidhje me këtë makinë.

Sipas sqarimit të Endri Fugës, makinën luksoze e ka marrë me qira PS-ja dhe jo Edi Rama. E në përgjigjen e tij, Fuga thotë se Rama nuk ka ble asnjë makinë me fondet e buxhetit të shtetit.

Enigmë ngelet kush është edhe zonja E. Hoxhallari pasi makina rezulton në pronësi të saj dhe sa lekë paguhet për qiranë nëse paguhet ?

Reagimi i gazetares Esiona Konomi

Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike. Sipas sqarimit të mëposhtëm që mu dërgua në përgjigje të pyetjeve të mia, ky automjet i pablinduar, është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.

Përgjigjia e plotë e qeverisë

Automjeti ne fjale është ne pronësi te një subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi.

Partia Socialiste ka një kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushën e shitjes dhe dhënies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te veçanta sigurie.

Ai është marre pasi automjeti i mëparshëm ne përdorim te Kryetarit te PS, nuk plotësonte me standardet e lëvizjes për shkak te amortizimit si pasoje e vjetërsisë dhe numrit te madh te kilometrave te kryer.

Me këtë rast theksojmë se kryeministri nuk ka blere një automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre.

auto makina 21631979051 600x360 1

Exit mobile version