FOTOT/ Vrasja në Ferizaj, ky është polici që qëlloi për vdekje xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit gjatë dasmës
Janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.Festim Ramadani, autori i dyshuar
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë resrtorantit ku po zhvillohej dasma.
Sadri Sadriu, viktima
Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.
Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër, të cilit iu është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...