Një zjarr i madh shpërtheu në parkun Epcot të Disney World, duke krijuar një shtëllungë të madhe tymi të zi.
Zjarri çoi në evakuimin e udhëtimit të ‘Remy’s Ratatouille Adventure’ ndërsa tymi ‘fluturuan’ lart pranë imitimit të Kullës Eiffel në Disney.
Zjarri ndodhi teksa mijëra familje u dyndën në Walt Disney World për të shijuar Pushimin e Pranverës, si dhe Festivalin Ndërkombëtar të Luleve dhe Kopshtit të Epcot.
Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët me shpejtësi.
Një zëdhënës nga Disney tha se zjarri të shtunën në Walt Disney World Resort ndodhi në një frigorifer.
Për fat të mirë nuk raportohet për presona të lënduar.