Presidenti Donald Trump po planifikon të nisë tubimet e mëdha në vend, të cilat e shoqëruar gjatë kohës së fushatës zgjedhore.
Këtë herë tubimet elektorale do kenë në qendër përplasjen ligjore për rezultatin e zgjedhjeve të javës së shkuar.
Sipas Fox News, Trump synon të ndërmarrë hapa jotradicionale për të sfiduar rezultatin zgjedhor. Mes tyre janë edhe mitingjet e mëdha në shtete të ndryshme.
Përveç kësaj, Trump do të përdorë edhe nekrologjitë e njerëzve që kanë vdekur, por që kanë votuar në këto zgjedhje si provë për manipulimet. Ekipi i tij ka dërguar ekipe rinumërimi në shtetet e debatueshme.
Trump ka premtuar se do të ndërmarrë aksione ligjore në ditët në vijim. Ai nuk ka pranuar humbjen dhe u ka kërkuar donatorëve që të mbështesin fushatën ligjore për sfidimin e rezultatit zgjedhor.