Fragment nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Nga Lulzim Basha

Katër çështje kam për të parashtruar, që kanë të bëjnë me katër zhvillime aktuale dhe prej disa javësh.

Duke filluar me aktualet, ndonëse është një çështje që shkon përtej kufijve të Shqipërisë, madje përtej kufijve të rajonit, është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë, natyrisht me Kosovën dhe rajonin dhe kjo është miratimi i djeshëm unanim në Komitetin për Demokraci dhe Çështjet Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i tre dokumenteve të propozuara nga unë në cilësinë e raportuesit mbi një temë për të cilën kemi raportuar gjerësisht, por që unë nuk kam pasur rastin ta diskutoj me ju apo me publikun që ka të bëjë me konfiskimin e aseteve dhe pasurive sovrane të Rusisë, të Federatës Ruse të gjendura jashtë Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të procesit të rimëkëmbjes, rindërtimit dhe në tërrësi të ndihmës ndaj Ukrainës.

Ka qenë një process i gjatë që ka nisur që vitin e kaluar, që do të vazhdojë, shpresoj pas miratimit të Komitetit politikë dhe hapat e tjera administrative të këtij procesi do t’I paraqitet asamblesë parlamentare në seancë plenare për miratim dhe do të konkretizohet në një instrument ndërkombëtar dhe në një fond ndërkombëtar, ku shtetet të cilat kanë në posedim fonde, asete, pasuri të Federtës Ruse do t’I transferojnë këto pasuri dhe pastaj do të administrohen për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. Qeverisë, shtetit, por dhe individëve dhe entiteteve të tjera natyrore dhe ligjore të Ukrainës.

Padiskutim që roli im si reporter nuk është thjesht dhe vetëm një titull personal. Unë jam atje si pjesë e delegacionit parlamentar të Parlamentit të Shqipërisë dhe e kam marrë këtë përgjegjësi edhe me vetëdijen e plotë se përfaqësoj atje edhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë, madje do të thoja të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo sa i takon qëndrimeve tona të drejta në raport me luftën, me luftën, me agresionin e Federatës Ruse, kundër Ukrainës.
Vlen të theksohet që ky vendim i djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm në senatin e SHBA, ku komisioni i punëve të jashtme i senatit amerikan, ka miratuar një projektligj I cili shtron rrugën për një qasje të tillë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj kohe kam qenë në koordinim të vazhdueshëm me ligjvënës dhe ekspert si në SHBA ashtu edhe me vende të BE. Dhe nga kjo pikëpamje dy janë konkluzionet kryesore që dua të ndaj sot me ju, publikun: Konkluzioni i parë, padiskutim ka të bëjë me luftën që po zhvillohet në Ukrainë që është një konflikt që shkon përtej asaj që kap syri. Nuk është thjesht një luftë midis dy shteteve, një agresori në këtë rast Rusisë, dhe një vend që mbrohet, Ukrainës. Por është një nga tre qendrat e mëdha të një konflikti të ri që përvijohet në nivel global. Dhe dy nga këto qendra të konfliktit tashmë kanë kaluar, si me thënë nga konflikt I ftohtë, luftë e ftohtë, në konflikte të nxehta, njëra prej tyre është Ukraina, tjetra padiskutim është Lindja e Mesme. Por ndarja nuk është thjesht dy palë që konfliktojnë.

Ndarja është nga njëra anë janë fuqi autokratike, të cilat nuk besojnë tek demokracia, nuk besojnë tek liria
individuale, nuk besojnë tek liria e shtypit, tek liritë politike, tek liritë ekonomike dhe nga ana tjetër ushqejnë ambicie revizioniste, që mos të kujtojnë këta të terminologjisë marksiste, revisionist e kam në kuptimin që duan diçka që nuk e kanë dhe që mendojnë se u takon atyre. Dhe në këtë rast kjo diçka mund te jetë territory që I takon një shteti tjetër, ndryshim kufijsh dhe në tërrësi të imponojnë një mënyrë jetese ndryshe nga mënyra e jetesës e palës tjetër, që janë demokracitë e globit. Janë vendet e NATO-s, janë demokracitë e globit nga Japonia, Australia e kudo tjetër.

Ç’ka të bëjë ky konflikt me Shqipërinë?

Ç’ka të bëjë ky konflikt me interesin tonë si shqiptarë? Në një kuptim të drejtpërdrejt apo të ngusht ka të bëjë sepse mesazhi që dërgohet në një hap të tillë, është një mesazh që I dërgohet jo vetëm Putinit, apo agresorëve në këto dy qendra të konflikteve botërore. Këto dërgohen edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor, kur në shtatortë vitit të kaluar u tentua e njëjta gjë, me të njëjtat mënyra dhe me të njëjtatat mjete, ndonëse në volume të ndryshme, siç po tentohet në Ukrainë. Dhe e kam fjalën padiskutim për sulmin të orkestruar në Banjskë, ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet I ri në terren. Një realitet I një ndarjeje faktike, I një pushtimi faktik të territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj mesazhi që dërgojmë përmes një instrumenti të tillë, konfiskimit të pasurive që një shtet aggressor I ka në vendet e tjera, është një mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë, por edhe për agresorët potencial në Ballkanin Perëndimor.

Ky është një vlerësim i ngushtë. Në vlerësim më të gjerë, padiskutim I kthehem asaj që thash edhe javën e kaluar. Renditemi apo duhet të renditemi, lypset për interesin e sigurisë kombëtare apo për interesin tonë kombëtar, të renditemi pa asnjë dilemë, pa asnjë ekuivok në krah të aleancës së vendeve demokratike, në krah jo thjesht të NATO-s, por të vlerave që NATO mbron dhe promovon. Dhe kjo lloj renditje nuk është thjesht dhe vetëm ushtarake, është në kushtet ku po zhvillohen këto ngjarje edhe ushtarake, por nuk është thjesht ushtarake.

Dhe më lejoni t’iu shpjegoj se çfarë kam parasysh me këtë: Së pari, vendet e aleancës, por dhe vendet e tjera demokratike, duhet të qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit, në veçanti në rreziqe të tilla. Dhe për Shqipërinë është e domosdoshme që të qëndrojë në krah të Kosovës. Siç po qëndron NATO përmes prezencës së KFOR-it, vendet individuale, po kështu duhet të qëndrojë dhe Shqipëria.

Ndaj siç e njoftova në takimin tonë të fundit para një jave, këtë të hënë bëra realitet dërgimin në Kuvend të një kërkese për një amendim të buxhetit, i cili në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme propozon alokimin e 50 milionë eurove nga buxheti aktual si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Gjatë takimeve që pata edhe me përfaqësues politikë të Kosovës Këshillin e Europës, por edhe komunikimeve telefonike, konstatova me kënaqësi që e kanë mirëpritur këtë propozim, nuk ka se pse mos ta mirëpresin. Për fat të keq java ka qenë e dominuar nga zhvillime dhe pseudozhvillime të cilat nuk i kanë dhënë mundësinë përfaqësuesve të qeverisë të shprehen mbi këtë amendament.

Nuk po paragjykoj, sepse nuk dua të paragjykojm nuk dua të besoj që edhe një çështje kaq e rëndësishme do të futet në vorbullën e debatit mjeran të politikës së ditës. Por po kështu po theksoj që kjo nuk është një çështje që mund te presë pafundësisht. Është një çështje që kërkon debat, diskutim, adresim dhe shpreoj miratim të përgjegjshëm nga Kuvendi i Shqipërisë.

Exit mobile version