Franca triumfon në miqësoren e luksit kundër Anglisë të luajtur në “Stade de France”. “Blutë” e Didier Deschamps dhe “Tre Luanët” zhvilluan një 90 minutësh spektakolar ku vendasit dominuan 3-2. Ishte Harry Kane ai që ndezi sfidën me një gol të shpejtë që në minutën e 9. 13 minuta më pas, mbrojtësi Samuel Umtiti arriti të vendoste baraspeshën. Pjesa e parë kishte kohë edhe për një gol që erdhi nga Djibril Sidibe.
Sërish Harry Kane 3 minuta pas rifillimit të ndeshjes. Sulmuesi i Tottenham shënoi golin e dytë personal nga pika e bardhë e 11-metërshit, por Ousmane Dembele 12 minuta nga fundi kaloi sërish në avantazh Francën.