Franca në Austri, Deschamp kërkon qetësi

Edhe Franca zgjedh Austrinë për vijimin e përgatitjeve për finalet e Europianit. “Gjelat” u akomoduan në hotelin “Jagdhof” në Neustift im Stubaital në Tirol, në pjesën lindore të vendit, larg vendndodhjes së kombëtares kuqezi. Spostimi i përgatitjeve në Austri, ndodhi vetëm një ditë pas shpalljes së listës përfundimtare nga trajneri Didier Deschamps, i cili shpjegoi dhe arsyet pse zgjodhi këtë vend alpin për akomodimin e skuadrës. “Erdhëm këtu për t’iu larguar zhvillimeve të zakonshme dhe për të gjetur më shumë qetësi. Shumë skuadra të mira kanë zgjedhur të përgatiten këtu, sepse infrastruktura është ideale për t’u përgatitur sa më mirë për një event të tillë”, u shpreh Deshamp.
Në Euro 2016, francezët i kanë sytë nga Poul Pogba, tek i cili pritshmëritë janë të larta, por 47-vjeçari kërkon ta heqë presionin nga mesfushori i Juventusit. “Nuk është fjalë për të marrë përgjegjësitë. Nuk jam aspak i shqetësuar për Pual Pogbanë. Ai si e gjithë skuadra ka nevojë thjesht për disa përmirësime të vogla”, tha ai.
Ekziston ende frika e sulmueve terroriste, të paralajmëruara ditët e fundit edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, por Deschamps është i bindur se janë marrë të gjitha masat për të shmangur tragjedi si ajo e Parisit. “Për fat të keq nuk mendoj se kërcënimet nga terrorizmi janë diçka e re për ne. UEFA dhe qeveria franceze kanë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në Europian, sidomos të fansvave dhe të kujtdo që do të vizitojë Francën gjatë turneut”, përfundoi Deshamp. Ndërkohë Federata Franceze e Futbollit ka caktuar një premio 300 mijë euro për çdo futbollist në rast se “Gjelat” e fitojnë europianin.

Artikulli paraprakAmbasadori Lu: I zhgënjyer nga rënia e biznesit amerikan
Artikulli tjetërShpërthen Benzema!