Fredi Beleri bën përpjekjen e radhës për lirim nga qelia

Alfred Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por i paemëruar, bën përpjekjen e radhës për lirim nga qelia.

Teksa rri në paraburgim prej 12 majit, Beleri ka shkuar për të tretën herë në Gjykatën e Lartë, ku kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kjo masë sigurie, si edhe rrëzimi i deritanishëm i kërkesave të tij për leje të veçantë, nuk i kanë krijuar mundësi Alfred Belerit të betohet para Këshillit Bashkiak dhe të marrë detyrën e kryebashkiakut. Më herët, Gjykata e Lartë ka refuzuar dy kërkesa të Belerit për ndryshim të masës së sigurisë.

Aktualisht, Beleri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje” dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Sipas SPAK, ai ka premtuar shuma parash në këmbim të votave të sigurta në procesin zgjedhor të 14 majit.

Artikulli paraprakMes debatit për imigracionin, Gjermania forcon ligjet e azilit
Artikulli tjetërShënim/ Foltorja Nr. 2 fsheh frikën e Berishës nga SPAK-u