Frexit, Nexit apo Auxit? Cili do të jetë i radhës?

Pasi Britania mori vendimin për të lënë Bashkimin Europian, politikanët kudo tjetër, duket se kërkojnë të mbajnë edhe ato referendum në shtetet e tyre, raporton “The Guardian”. Tani që u votua në maxhorancë për Brexit, ka gjasa që edhe shtete të tjera të kërkojnë një referendum, që në mënyrë krejtësisht natyrale, “trashëgojnë” të njëjtën formulë për emrin: Frexit, Nexit dhe Oexit. Propozimi i këtyre referendumeve mund të variojë nga çfarë ata duan, çfarë i motivojnë që të marrë këtë vendim dhe se sa mund të ndodhë realisht kjo gjë…
Hollandë
Në mëngjesin pas Brexit, Nigel Farage sugjeroi se edhe Hollanda mund të ishte shteti pasues që do të zgjidhte të dilte nga BE-ja. “Ne mund të jemi pranë një Nexit”- tha britaniku. (Nga Netherland-Nexit). Një sondazh publikuar të dielën nga peil.nl tregoi se një maxhorancë e vogël është në favor të mbajtjes së referendumit (47-50 %). Mes votuesve me profilin më të ulët të edukimit, “uria” për Nexit ishte më e fortë, 69 % janë në favor të mbajtjes së një referendum dhe 64 % do të votonin për dalje.
“N.q.s do të mbahej një referendum, ne e presim këtë, votimi për dalje nga votues më pak të edukuar do të ishte më e lartë”- tha organizuesi i sondazhit, Maurice de Hond.
Franca
Marine le Pen, lideri i Frontit Nacional ka sugjeruar se Franca do të mund të ndiqte Britaninë në daljen nga EU, duke nënkuptuar kështu se vota britanike është fillimi I një “lëvizje që s’mund të ndalohet”. Le Pen thotë se n.q.s fiton presidencën franceze prillin e ardhshëm, ajo do të mbajë një referendum për anëtarësinë në BE, Brenda 6 muajve. Por, kjo, shkruajnë ekspertët e The Guardian, mbetet ende në fazën “N.q.s…”
Italia
Për Brukselin, kërcënimi më i madh nga Italia vjen nga partia “Lëvizja 5 Yjet”, e cila së fundmi ka zgjedhur kandidatë si kryebashkiakë në Romë dhe Torino dhe kërkojnë një referendum për braktisjen e eurozonës. Problemi është, se pavarësisht sa shumë Beppe Grillo, komediani që themeloi këtë lëvizje, mund të nxisë popullin, shumica e italianëve, 61 % referuar një sondazhi në mars, mbështet qëndrimin në zonën me monedhën e përbashkët. Një forcë tjetër “euro-skeptike” është Liga e Veriut, lideri i të cilit Matteo Salvini ka shkruar këtë javë: “Urra për guximin në pavarësinë e vendit. Zemra, truri dhe krenaria mundi gënjështrën, mashtrimin dhe kërcënimet. Faleminderit UK, kjo është radha jonë”.
Austria
Norbert Hofer, kandidati i djathtë i cili humbi për pak marrjen e presidencës së Austrisë muajin e shkuar, tha se edhe ky shtet duhet të zhvillojë një referendum për qëndrimin në EU, brenda një viti. Mediat austriake kanë vendosur në fokus një votë potenciale pro “Auxit”ose “Oexit” – si referencë e Österreich, që do të thotë Austri në gjermanisht. Por, kancelarja austriane Chriastian Kern ka thënë që nuk do të ketë referendum. Hofer, nga Partia FPO tha në një intervistë të dielën që EU duhet të shohë pasojat ekonomike se sa bashkëpunimi politik. Më tej në komentet e tij ai tha se një referendum I mundshëm mund të bëhet pjesë e objektivave të partisë.

Exit mobile version