Frika nga përmbytjet, Vlora “barrikadohet” si Florida

Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa pas parashikimeve se vendi mund të përballet me reshje të shumta shiu që do të shkaktojnë përmbytje.

Vetëm pak ditë pasi qyteti bregdetar u përball me përmbytje masive, rrugë të mbushura me ujin që depërtoi në katet e para dhe të nëndheshme të pallateve dhe bizneseve, vlonjatët duket se i kanë paraprirë kësaj situate.

Këtë herë shumë biznese kanë vendosur thasë të mbushur me rërë në hyrjet e tyre, në tentativë për të mbajtur ujin larg, pamje që të sjellin ndërmend përgatitjet e qyteteve amerikane nga uraganët sezonalë.

Kujtojmë se nga përmbytjet e para pak ditëve më parë, u raportuan dëme të shumta, ndërsa qytetarët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer.

Artikulli paraprakKastrati dhe Dulaku paditën SPAK&GJKKO, Gjykata Kushtetuese lë në sekuestro “Marina Bay Saranda”
Artikulli tjetër“Tokën e bleu 3 herë më lirë se tregu”/ Ulsi Manja dhe Çela i “Brunes” kompleks vilash në Farkë. BIRN, pikëpyetje për transaksionet e konfliktin e interesit