“Frikacakët dhe të dobëtit dorëzohen përballë së keqes”/ Gazment Koduzi: Koha tregon kush i është nënshtruar dyshes Rama-Berisha

Gazment Koduzi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhje e 11 majit, ka reaguar mbi debatin e lindur pas vendimit individual të Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupit, për t’u tërhequr nga rekursi për simbolet e PD në Gjykatë të Lartë, duke e lënë vijimin e procesit në kampin e Lulzim Bashës. Sipas Koduzit koha do të tregojë se kush është nënshtruar dhe ka bërë pazar me dyshen Rama-Berisha, duke shtuar se përballja ligjore për vulën vijon pasi është betejë për shqiptarët që kanë sakrifikuar jetën për liri gjatë komunizmit.

Postimi i Koduzit:

Çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por shqiptarët e kanë paguar gjithmonë atë. Dhe një shteg ne nuk do ta zgjedhim kurrë, ai është shtegu i dorëzimit ose i nënshtrimit. Kjo është historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në një betejë gjithmonë mes të mirës dhe të keqes. Për Ne vula e PD-së është historia e lirisë, është historia e shqiptarëve të cilët kanë sakrifikuar jetën për liri gjatë komunizmit. Vula është beteja ku triumfon ligji dhe e drejta, edhe çdo dorëzim para këtij akti, është dorëzimi përballë Ramës dhe Berishës. Koha do të tregoj çdo gjë! Ne do të jemi aty për t’ju treguar se frikacakët dhe të dobëtit dorëzohen përballë së keqes. Koha do të na jap të drejtë, e koha do të tregojë se kush ju është nënshtruar dhe bëri pazar me dyshen Rama-Berisha!

Artikulli paraprakVeliaj dhe “Procesi” i tij: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!
Artikulli tjetër“Loja është e qartë, por një ditë maskat do të bien” Demokrati Goxhaj: Sa më shumë përpiqen ta eliminojë Bashën, aq më shumë tregojnë se e kanë frikë