Frikë për Maradonën?!

Diego Armando Maradona ishte një prej protagonistëve në sfidën e ringjalljes së Argjentinës me Nigerinë, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës.
Fillimisht El Pibe De Oro tërhoqi vëmendjen me ekzaltimin e tij pas golit të parë të Argjentinës të shënuar nga Lionel Messi, por më pas në rrjetet sociale filloi të qarkullojë një video ku Maradona në pushim të ndeshjes u largua i ndihmuar nga persona të tjerë pasi nuk u ndje mirë.
Një ndryshim i papritur i tensionit shqetësoi personat që shoqëronin Maradonën që gjithsesi u rishfaq në tribunë për të përjetuar edhe golin e kualifikimit të shënuar nga Marcos Rojo.
Pak orë më vonë, El Pibe De Oro vendosi që të qetësojë të gjithë admiruesit nëpërmjet një postimi në Facebook ku i siguronte të gjithë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Maradona i dërgoi një mesazh edhe të fejuarës së tij Rocio për ta qetësuar duke i treguar versionin e tij të ngjarjeve.
“Nuk e di nga dolën fotot ndërsa më bënin një injeksion”, deklaroi Maradona- “gjithçka më duket çmenduri. Është ora 03:00 e mëngjesit dhe po largohemi nga Moska pa probleme, alkool apo histori të rëndësishme për të treguar. E rëndësishme është që t’i të jesh e qetë dhe mund ta shpërndash këtë mesazh”.
Diego Armando Maradona u bë sërish protagonist në tribunë, para dhe gjatë ndeshjes Nigeri-Argjentinë. Kamerat e kapën në disa momente të veçanta legjendën.
Edhe pse ka vite që nuk luan më, Maradona vazhdon të jetë protagonist nëpër stadiume. Në ndeshjen Nigeri-Argjentinë, sapo erdhi në stadium, legjenda argjentinase pozoi për fansat dhe komunikoi me dashamirësi me tifozët.
Ai dukej shumë rehat në tribunë, madje në një moment tregoi edhe barkun.
Kur Messi shënoi gol, u çmend nga gëzimi. Por disa minuta më vonë u pa shumë i qetë, aq sa e zuri gjumi.

maradonma

Artikulli paraprakThirrja e Berishës për shqiptarët pas vendimit të BE: Të çlirojmë vendin nga narkoqeveria
Artikulli tjetërHeroi Kane mban në ankth tifozët…