Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi në ceremoninë e kurorëzimit: I lutem Zotit tonë të më japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë dhe të shenjtë

Është zhvilluar sot ceremonia zyrtare e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, e cila u mbajt në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”.

 

Gjatë fjalës së tij në ceremoni Kryepeshkopi i ri, Joan u shpreh se i lutet Zotit që t’i japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë dhe të shenjtë.

“Shpreh mirënjohjen ndaj anëtarët të Sinodit të shenjtë që më besuan dhe më zgjodhën. Lutem që Perëndia ta mbrojë kishën tonë, ta ndriçojë vendin tonë dhe ta bekojë”, u shpreh Hirësi Joan Pelushi.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë tha se përkujdesja e tyre duhet të jetë ndaj çdo njeriu në nevojë, duke vendosur theksin tek bashkëjetesa fetare dhe vazhdimësia e saj.

Artikulli paraprakAkrepat do të lëvizin një orë përpara, të dielën rikthehet ora verore
Artikulli tjetërGjykatësi amerikan bllokon përkohësisht administratën e Trump për shkarkimin e stafit të Zërit të Amerikës