“Frrokaj”/ Lezhianët: Nuk ka shans as Edi Rama dhe as narkotrafikantët e tij të paragjykojnë votën

Pas njohjes me vendimin e Gjykatës së Lezhës për lirimin nga burgu të kryetarit të Bashkisë, Fran Frrokaj, qytetarët shpërthyen në ovacione. Një qytetare përmes mikrofonit të Ora News përcolli dhe një mesazh për kryeministrin Rama.
“Nuk jam në gjendje me gjyku vendimin e gjykatës. Unë gjykoj protestën e madhe që kaë bërë të gjithë qytetarët e Lezhës. Nuk ka shans as Edi Rama as larot e tij të paragjykojnë votën e lezhianëve. Është titullari i 120 mijë banorëve, është zgjedhur me votë. Vetëm vota mund ta rrëzojë Fran Frrokaj dhe jo Edi Rama dhe laorët e tij, narkotrafikantët e këtij vendi”.
Gjyakjata ka vendosur që të japë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, për kreun e Bashksië Lezhë, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë.
Moti me reshje shiu që nuk ndaloi për asnjë sekondë nuk ishte në favor të tyre, por kjo nuk ka penguar aspak me dhjetra mbështetës të kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj të qëndrojnë para gjykatës deri në vlerësimin e masës së sigurisë.

8

Exit mobile version