Frrokaj: Në Shëngjin ka hapësira të lira për plazhet publike

Në bregdetin e Shëngjinit ekzistojnë hapësirat publike dhe ato janë të bollshme për qytetarët. Kjo ka qenë deklarata e kryetari të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, pas shqetësimeve të ngritura për zaptimin e plazhit nga subjektet private. Frrokaj thotë se brenda pak ditësh do të vendosen edhe tabelat që orientojnë pushuesit drejt plazheve publike. “Hapësirat publike ekzistojnë. Nuk janë në qendër të Shëngjinit, sepse gjithmonë në qendër është pak më elitë, por gjithsesi hapësirat janë afër qendrës më shumë se të nevojshme për pjesën publike. Këto ditë do të vendosim edhe tabelat për orientimin e qytetarëve, pasi mbase mund të jetë një hutesë për këtë arsyen”, u shpreh Frrokaj.
Zhvendosja e plazhit publik në vendin ku qëndrojnë autobusët urbanë që transportojnë pushuesit ka sjellë dhe këtë problematikë, derisa qytetarët të informohen për vendet ku ndodhen këto hapësira.

Exit mobile version