Fshatrat e Elbasanit të bllokuar nga ngricat e bora dhe pa energji, bashkia ngrohet në diell!

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan në një postim në Facebook se, fshatra të të tërë në Elbasan janë të bllokuar nga ngricat e dëbora dhe pa energji elektrike. Boçi shkruan më tej se, kryetari i emëruar politikisht dhe përfaqësuesit politikë shkrepin vetëm foto propagande.

Postimi i Luçiano Boçit

Bashkia Elbasan ngrohet në diell, ndërsa fshatra të të tërë janë të bllokuar nga ngricat e dëbora dhe pa energji elektrike.

Kryetari i emëruar politikisht dhe përfaqësuesit politikë shkrepin vetëm foto propagande.

Njësia administrative Gracen, Funar, Labinot Mal, por dhe të tjera janë plotësisht të braktisura.

Fotot e mëposhtme vijnë nga fshati Tërbaç i Gracenit.

Banorët janë prej tre ditësh pa energji elektrike dhe pa asnjë komunikim rrugor.

Askush nga pushteti lokal nuk e ve ujin në zjarr.

Po presin të përcëllohen në 25 prill!

1 56

2 45

3 28

Artikulli paraprakPamje rrënqethëse! E moshuara ndërron jetë pa arritur në spital si pasojë e bllokimit të rrugës nga bora
Artikulli tjetërFoto/ Basketbolli me nxënësit merr më qafë ministren e Arsimit, infektohet me Covid-19