FSHF gjobitet me 100 mijë franga

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur me 100 mijë franga zvicerane FSHF për ngjarjet e shëmtuara të Palermos ku një pjesë e tifozëve të grupimit “Illyrian Elite” shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Itali-Shqipëri pasi hodhi flakadanë në fushën e lojës. Një lehtësim për gjithë tifozët shqiptarë pasi masa mund të ishte edhe më e rëndë duke marrë parasysh se ky është një rast i përsëritur dhe kombëtarja rrezikonte të mos kishte mbështetjen e njerëzve të saj në ndeshjet e ardhshme eliminatore të Botërorit 2018.
Ishte vetë federata shqiptare që u distancua menjëherë nga tifogrupi që shkaktoi kaosin në “Renzo Barbera” duke u detyruar të paguajë një tjetër gjobë që rëndon në arkat e institucionit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Në komunikatën e FSHF-së, theksohet edhe një herë se, “apeli për ndërgjegjësim të pjesës së tifozerisë mbetet akut, i vazhdueshëm dhe më prezent për të gjitha tifogrupet dhe FSHF nuk do të pajtohet asnjëherë me veprime antisportive siç edhe ndodhi mbrëmjen e 24 marsit në Palermo”.

Artikulli paraprak“Tuttonapoli.net”: Hysaj, mbreti i Shqipërisë
Artikulli tjetërSevilla prek vendin e tretë, kërcënon Atletico Madrid