Komisioni Elektoral në Partinë Demokratike ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e saj. Sipas njoftimit, të gjithë anëtarët e PD që nuk e gjejnë emrin në listë të paraqiten për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë në votim. “Të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti ’91 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri më datë 12 korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin më 22 korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH”, thuhet në njoftimin e Komisionin Elektoral të PD.
Kryesore
Continue to the category34% e punësimeve në bashkitë shqiptare, në kundërshtim me ligjin
Më shumë se një në tre punësime në administratën e 15 bashkive shqiptare gjatë vitit 2024 janë kryer në kundërshtim me ligjin. Ky është...