Fund i pandëshkueshmërisë trokiti, arrestimi i Erion Veliajt, çlirim për shqiptarët

Nga Rigels Seliman

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) shënon një kthesë historike për Shqipërinë, fundin e një epoke ku pushtetarët ndiheshin të paprekshëm. Ky është momenti kur drejtësia triumfon mbi arrogancën dhe abuzimin. Veliaj nuk ishte thjesht një kryebashkiak, ai ishte simboli i politikanit që ngjitet në majë duke tradhtuar ata që e ngritën. Një djalë i keq që nisi si “rebel” me G99 dhe MJAFT, për t’u katapultuar në Partinë Socialiste dhe për të sunduar me propagandë dhe klientelizëm. Ironikisht, edhe socialistët ndihen të çliruar sot, sepse ai përdori partinë si trampolinë për pushtetin e tij personal. Shqiptarët meritojnë një politikë pa pandëshkueshmëri, pa arrogancë dhe pa kapje të shtetit. SPAK i tregoi vendin një pushtetari që besonte se do të ishte i përjetshëm. Kjo është fitorja e ligjit mbi kulisat, e drejtësisë mbi klanet. Shqipëria po ndryshon. Bravo SPAK!

Artikulli paraprakArrestimi i Veliajt, GJKKO jep masa sigurie edhe për 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha
Artikulli tjetërIsh-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, paraqitet sërish në SPAK