Fundi politik i Berishës? Mërtiri: Po e merr opozitën “në varrin e tij politik”, ish-kryeministri do të ketë fatin e përcaktuar nga amerikanët

Analisti Ergys Mërtiri, ndërsa foli për situatën politike në vend si edhe përçarjen e opozitës, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është personi që po e “varros” opozitën.

Gjithashtu gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se është e pamundur që ish-kryeministri të bëjë revolucion siç edhe ai ka thënë, pasi sipas analistit, Berisha nuk po bën gjë tjetër veçse po e merr me vete opozitën në “varrin e tij politik”.

“Besoj që pa ikur Berisha asgjë nuk ka për t’u rregulluar., Sepse ai e mban peng. Mendoj që do të vazhdojë, ajo që ka shfaqur është se do të lërë Argitën. Mund të qeverisë duke marrë sms nga i ati…Logjikisht nuk besoj se është i verbuar dhe ti bëjë të gjitha këto se do të bëjë revolucion dhe se do të vijë momenti të vijë në pushtet. Ai po e varros opozitën, po e merr me vete në varrin e tij politik. Berisha do te ketë fatin e përcaktuar nga jashtë, nga amerikanët. Pra s’mundet dot ta mbash kur i ke faktorët kundër. Besoj që edhe ai e di këtë. Vetë fakti që nuk zgjodhi të shkojë në Prokurori, por zgjodhi të jetë në ballkon tregon se e di këtë”, tha ai.

Artikulli paraprak“Vlora pa ujë për shkak të propagandës së radhës”, Gjergji Nika: U lëshuan pompat për filmime me dron, pa mbaruar saldimi i tyre!
Artikulli tjetër“Profesionet e lira taksën më të lartë historike”/Basha shpërndan videon e gazetares së ekonomisë: Përgëzoj PD për taksën e sheshtë, është efiçente