Fundi Politik i Veliajt dhe “larot e vërtetë të Partisë”

Ngs Sidi Hasanaj

Ky mesazh i Erion Veliajt është fundi politik i tij.
Edhe një fëmijë e kupton që ka kërcënuar hapur dhe direkt, askënd tjetër veçse Edi Ramën.

Tani pyetja që lind është:
Përse Erion Veliaj arriti deri në këtë pikë paniku dhe frike? Përse Veliaj po kërcënon hapur Ramën se do ta marrë me vete nëse drejtësia e ndëshkon?

Falë akuzave dhe protestës së Rithemelimit??
Është në presion Veliaj se Ilir Vrenozi me Ilir Metën dhe Belind Këlliçi me Gaz Bardhin, protestuan para bashkisë të premten??

U trondit karrigia e Veliajt, nga presioni në këshillin Bashkiak të Tedi Pinderi Blushit dhe Boli Telitit??

Hahaha.

Veliaj këta më sipër i ka si komerdare shpëtimi, sado të ketë vjedhur… sado miliona€, po i doli si alternativë Ilir Meta me Argitën, Gaz Bardhi me Këlliçin etj figura të oborrit të korrupsionit “LSI-Rithemelim”, Veliaj vetëm sa pastrohet dhe fiton para qytetarëve.

Pooor ka një aktor që e tronditi Veliajn dhe e detyroi të bëjë këtë deklaratë skandaloze si kodet e mafies ndaj Ramës:

SPAK.

SPAK, Altin Dumani, kolegët e tijë dhe BKH i arrestuan 5drejtorët kryesorë të tijë.
SPAK e ka thirrur të hënën Erion Veliajn në dhomat e saj të hetuesisë kundër korrupsionit, të pyetet për hajdutërinë e drejtorëve të tijë.

Agjentët e BKH kanë javë që janë kthyher në tmerrin e administratës së Bashkisë Tiranë, duke shkuar përditë në zyra dhe sekuestruar dokumenta e marrë në pyetje drejtues të ndryshëm për korrupsion e atij institucioni.

I njëjti SPAK që po godet dy drejtorët e besuar të Belinda Ballukut si Ervis Berberin e Rrugëve dhe Ceno Klosin e Tatimeve.

I njëjti SPAK që ka arrestuar Sali Berishën dhe dhëndrin e tij për korrupsion masiv me përvetësim të klubit partizani, që po heton krimet e Shkëlzen Berishës në Gërdec, që po rihap dosjen e 4 të vrarëve në 21Janar!

SPAK që po ngushton lakun në fytin e Tom Doshit për 3 akuza të forta ndaj tijë, që po arreston Ilir Beqajn dhe i ka sekuestruar pasurinë e depove farmaceutike… SPAK që po heton Flamur Nokën për koncesionin 130milionë € të kartave të identitet, që po heton Luan Baçin për pasuri të paligjshme në hotelet e tijë në Vlorë (kompleksi Diamond) etj!

SPAK që po shkatërron Ilir Metën dhe partinë e tijë si çetë hajdutësh për financime mimiona $ të padeklaruara dhe aksione në Qipro e Zvicër me Bizneset Ruse!!!

Çfarë bën “opozita” Berisha-Mul Noka-Gaz Bardhi-Salianji-Kryemadhi ???

Bashkojnë votat në parlament me Socialistët të ulin dënimet për zyrtarët e lartë të korruptuar të Administratës!
Marrin Kulla sa një mal, 64kate në mes të Tiranës, dhe quajnë SPAKun larot e Ramës.

Në fakt larot e vërtetë të Ramës janë këta karikatura të diskretituara të Rithemelimit dhe LSI!

Exit mobile version