Fushata për 11 majin, Hysen Xhura: SPAK ka krijuar një tjetër klimë, i ka futur frikën

Hysen Xhura, kandidat i koalicionit EuroAtlantik që drejtohet nga Lulzim Basha, duke folur në emisionin “Të Pashoq” tha se në këtë fushatë zgjedhore SPAK ka ngjallur frikë te ata që tentojnë të blejnë vota.

Në këtë kuadër, Xhura tha se në rast se do të ishte situatë tjetër nuk do t’a mendonte atë rezultat që paramendon tani.

Xhura tha se forca që përfaqëson ka mbështetur pa kushte SPAK, duke shtuar se Prokuroria Speciale ka krijuar një tjetër frymë, ka ngjallur frikë.

A besoni në një proces të lirë zgjedhor?

Ne jemi të vëmendshëm, deri më tani nuk mund të themi se nuk do të jetë proces i lirë, por se çfarë do të ndodhë më pas nuk e di.

A do e pranoni rezultatin e zgjedhjeve?

Nëse nuk ka fakte dhe prova që provojnë se humbja u shkaktua nga vjedhja e votës, ne do e pranojmë procesin. Unë nuk përfshihem te ata politikanë që nuk pranoj rezultatin kur është i drejtë. Siç na gëzon fitorja, duhet të presim edhe humbjen.

Si i keni pritshmëritë?

Për veten time i kam shumë të mira. Kam qenë pjesë e halleve të qytetarëve të Tiranës, kam qenë 24 orë në 24 pranë halleve dhe problemeve të tyre, pasi kam qenë kryetar i Njësisë Bashkiake nr 4.

A mund të flasim me shifra?

Nuk preferoj të flas me shifra, por jam shumë mirë me shifrat. Shpresoj që në 11 maj do të jem pjesë e Parlamentit. Kërkohet që të gjithë të punojmë si ekip, të punojmë mirë, pasi e kushtëzon edhe Kodi edhe sistemi.

Artikulli paraprakMe duartrokitjet e spektatorëve, Rama e Berisha si dy sadistë shkelin Shqipërinë
Artikulli tjetërEdmond Isaku, demokrati i palodhur në qarkun e Dibrës – garanci për qytetarët!