Fushata zgjedhore, Financat kontrolle “blic” në doganat kufitare

Doganat kufitare kanë qenë dje në fokusin e inspektimeve të Ministrisë së Financave në kuadër të masave të monitorimit të veprimtarisë së punonjësve përkatës gjatë fushatës elektorale. Ministria nuk sqaron në ka gjetur shkelje, por u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet. “Ministria e Financave inkurajon punonjësit e administratës fiskale që të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, Ministria e Financave u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie në aktivitetet partiake apo në veprime të tjera me karakter korruptiv. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545 (Whatsapp, Viber)”, thuhet në njoftim. Gjatë ditëve të shkuara janë zhvilluar inspektime edhe në drejtoritë e tjera të doganave, Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, si dhe institucionet e tjera të varësisë.

Artikulli paraprakFlluska vdekjeprurëse e demokracisë së re
Artikulli tjetërMediu në Kavajë: Një herë në 4 vjet ju jepet mundësia, votoni PD