Futbolli lushnjar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i shquar dhe ish-trajneri i verdhejeshilëve

Futbolli lushnjar është në zi, pasi është ndarë nga jeta një nga ikonat e Lushnjës, ish-sulmuesi Mimi Xhoxhi. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai që përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin për komunitetin futbolldashës në vend.

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”, shkruan Duka.

 

Artikulli paraprakNënpresidentja Kamala Harris trysni mbi kryeministrin izraelit për gjendjen humanitare në Gazë
Artikulli tjetër“La Traviata”, si u vu në skenë 82 vite me parë opera e parë në Shqipëri