Futbolli që do të tregojë Anglia, Tuhel paralajmëron Shqipërinë

Anglia zbuloi listën për sfida e marsit ku një prej tyre do të luhet kundër Shqipërisë. Në konferencë për shtyp ishte i pranishëm trajneri Tomas Tuhel.

Tuhel ka folur për zgjedhjet e tij dhe futbolli që pritet të tregojë Anglia, nga ndeshja me Shqipërinë.

“Disa janë zgjedhje të vështira, disa më të qarta, disa janë më të fshehura. Ka dhe lojtarë që nuk janë në skuadra dhe kanë bërë mjaftueshëm për të qenë.

Premier Ligë është një ligë fizike. Duhet të jemi të guximshëm që të luajmë si një klub anglez. Nuk duhet të mundohemi të kopjojmë shtetet e tjera, apo stilet. Skuadra ime duhet të reflektojë vlerat e vendit dhe një prej ligave më të forta në botë.

Do mundohemi të kemi një stil sulmues, të shtojmë intensitetin në ndeshje”, u shpreh ndër të tjera Tuhel.

Kujtojmë se Anglia pret Shqipërinë më 21 mars, teksa sfida nis në orën 20:45.

Exit mobile version