Futbollistët e Tiranës nderuan Gerti Bogdanin, reagon zemërthyer Arbër Çepani

Një ndeshje plot emocione të forta kjo e së shtunës mbrëma në stadiumin “Air Albania”. “Demat” dhe “bardheblutë” kanë nisur “luftën” në fushën e blertë për të triumfuar në këtë derbi.

Por në nisje të ndeshjes futbollistët e Tiranës kanë nderuar një nga tifozët e tyre më besnikë, i cili në çdo ndeshje duartrokiti për ta, gëzoi për fitoret e tyre dhe u trishtua për humbjet. Futbollistët “bardheblu” kanë nderuar Gerti Bogdanin, djalin “tirons” të cilit iu pre jeta në mes pabesisht dhe papritur ditë më parë.

Lojtarët e Tiranës kanë çuar lule para sfidës te fotografia e madhe që qëndron te tribuna e Fanaticsave.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Arbër Çepani, kunati i Gerti Bogdanit. Teksa ka ripostuar videon ku tifozët shihen teksa vendosin lule, ai i ka bashkangjitur këtij postimi një “emoji” me zemër të thyer.

Futbollistët e Tiranës nderuan Gerti Bogdanin, reagon zemërthyer

Artikulli paraprakSPAK çon në gjyq dosjen për ish-kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë. Ja akuzat
Artikulli tjetërIzraeli bastis dhe mbyll zyrën e Al Jazeeras në Bregun Perëndimor