Futbollisti i Kombëtares kundër 30 qershorit: Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane!

Nisma #Edheune kundër zgjedhjeve të 30 qershorit po merr zgjerim në të gjithë vendin. Përveç njerëzve të rëndësishëm të politikës, artit, kulturës tashmë janë edhe futbollistë të njohur shqiptarë që i janë bashkuar nismës për të refuzuar votimet më 30 qershor.

Së fundmi është ‘ylli’ i Kombëtares, Andi Lila i cili i bashkohet fushatës që ka marrë dhenë dhe është iniciuar nga një njeri, artisti Bujar Kapexhiu.

#Edheune

Shqiperia jone meriton zgjedhje europiane!

Shqiperia ka nevoje sot per mua dhe une jam i vendosur t’i dal zot vendit dhe te ardhmes sone europiane! Te gjithe bashke mund t’ia dalim. ???????????? Une jam gati!”, shkruan Andi Lila në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakKryebashkiaku i Kamzës thirrje qytetarëve: Të gjithë bashkë për mbrojtjen e votës së lirë, stop krimit!
Artikulli tjetërTjetër reagim i Presidentit Meta: Aktorët e brendshëm ose të jashtëm do të mbajnë përgjegjësi…