Futbollisti zbulon zënkën me Ibrahimoviç: “Çfarë ke, oj hundë e madhe? Mbylle gojën”…

Mbrojtësi i Manchester Unitedit i huazuar në Estudiantes, Marcos Rojo, ka zbuluar se ai kishte qenë shumë afër të kapej me grushte me Zlatan Ibrahimovicin gjatë një seance stërvitore, mirëpo trajneri i atëhershëm i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, kishte intervenuar dhe i kishte qetësuar lojtarët.

Marcos Rojo dhe Zlatan Ibrahimovic luajtën së bashku për një sezon e gjysmë në Old Trafford. Suedezi u largua nga Manchester Unitedi në janar të vitit 2018, ndërsa muajin e kaluar edhe Rojo e la Old Trafford dhe kaloi si huazim në Estudiantes.

“Zlatan ka karakter të fortë, për këtë më kishte paralajmëruar edhe Ezequiel Lavezzi. E dija se ai dëshironte t’ia gjuanim gjithmonë topin. Por, gjatë një ndeshje, e pashë se ai e kërkoi topin, por unë ia pasova Paul Pogbas”, ka thënë Rojo.

“Ai filloi të më bërtasë, e ngriti dorën dhe më tha shumë gjëra anglisht dhe spanjisht. Unë i thashë: “Ç’ka ke oj hundë e madhe? Mbylle gojën”. E dija se do të më vriste po të më zinte, kështu që e vetmja gjë që mund ta bëja ishte të ballafaqohesha me të”.

“Kur ne hymë në zhveshtore, unë menjëherë i thashë atij ta mbyllë gojën dhe të mos bërtasë. Ne filluam ta ofendojmë njëri-tjetrin dhe bashkëlojtarët tanë po na shikonin. Në mes, Jose Mourinho po tentonte të na qetësonte të gjithëve”.

Artikulli paraprakVlerësimet kontraditore të dëmeve lënë pa bonus durrsakët, banorja shpërthen në lot
Artikulli tjetërFaturës 885 milion euro të kredisë, të cilën do ta paguajmë ne, shtojini edhe…