Futja në rrugën e kërkimit të armiqve, nuk pyet se sa profesionist i zoti je

Nga Fitim Zekthi

Më kujtohet, kur pas vitit 2000 në PD u afruan disa njerëz të mençur dhe të aftë në profesionet e tyre, njerëz që mendonin dhe artikulonin si opozitarë të qartë, si demokratë të vendosur, një shkrim i poetit të njohur Bardhyl Londo. Londo thoshte se e shoh me shumë optimizëm luftën tonë si PD edhe për shkak të faktit që në të gjenden sot disa njerëz të pakorruptuar dhe ndër më të aftët e fushave të tyre. Ai përmendte Ilir Rusmalin, sekretar i çështjeve kushtetuese në PD. Rusmali po bënte një punë të mrekullueshme dhe kishte vlerësimin dhe respektin e të gjithëve në PD që nga militantët e thjeshtë e deri te drejtuesit e lartë dhe kryetari Berisha. Vetë Bardhyl Londo ishte një prej figurave të respektuara, njeri i ardhur në PD si anëtar kryesie pas tmerrit të 1997-ës. Rusmali ndryshoi në mënyrë radikale gjithë artikulimin e PD mbi ligjin, të drejtën, kushtetutën dhe e bëri gjuhën e PD të dominonte mbi qeverinë dhe gjuhën e saj. Ai fitoi si deputet në garë mazhoritare në zonën e Korçës, u bë zv. kryeministër i qeverisë së PD. Sot shpallet armik. Ai është po ai që ishte, konstitucionalist shumë serioz dhe i ditur, por futja në rrugën e kërkimit të armiqve nuk pyet çfarë je.

Artikulli paraprakTrump përcjell Musk: Një punonjës special i qeverisë! Faleminderit Elon
Artikulli tjetërPD, në krizë të vazhdueshme” – Mërtiri: Nëse nuk reformohet, do shkatërrohet