“Fyerjet në Kuvend”/ Mustafaj: Gabimi ishte i kryeministrit, gjuha e përdorur nga Berisha ishte tërësisht logjike!

Analisti dhe ish-diplomati Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjen e djeshme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga rubrika “Opinion” në Neës 24, Msutafaj tha se, gjuha e përdorur nga Berisha ishte tërësisht logjike dhe politike në momentin kur i kërkoi llogari Ramës për gruan dhe punën që ajo bën në bankë. rama psiko
Për ish-ministrin e Jashtëm, shefi i ekzekutivit Edi Rama ishte “fajtori” i debatit në Kuvendin e Shqipërisë pasi ktheu debatin politik në debat personal.
“Është pjesë e humbjes së logjikës që ka debati ynë politik. Nuk është gjë e shkëputur. Për hir të së vërtetës Berisha ka qenë logjik dhe politik kur i kërkoi llogaria për punën e gruas në bankë. Ajo që është anormale është nervozizmi i kryeministrit. E para Rama gënjeu kur tha se, kjo bankë kontrollohet nga enti i SHBA-së. E dyta: E ktheu debatin nga legjitim në privat. Unë po flas për pjesën e parë që u bë shkak i degradimit të debatit në Parlament.
Për mua Rama gaboi dhe gënjeu në Parlament. Ka diçka që nuk shkon. Mënyra më e mirë tek ne për të mos u përgjigjur është shmangia nga çështja. Nuk ka përgjigje që i interesojnë interesit publik, por bëhet një debat personal”, tha Mustafaj.

Ish-ministri foli edhe për debatin që ka përfshirë politikën shqiptare dhe për pretendimet e tyre që SHBA-ja i ka ndaluar ose jo hyrjen e Berishës në Amerikë.
“Kjo u sqarua sot dhe Gazeta Shqiptare e ka zbuluar. Akuzat ndaj Berishës se i është ndaluar hyrja në SHBA u provuan se nuk janë të vërteta”, nënvizoi ai.
Gjithashtu analisti Besnik Mustafaj analizoi edhe çështjen e Kosovës dhe rolin e ndërkombëtarëve: “Edhe vetë presidenti Thaci që ishte këtu në këtë televizion nuk tha asgjë bindëse për të bërë transparencën. Në çfarë rrethanash dhe si do shkojë Kosova në këtë pjesë është e paqartë. Sot kemi një Kosovë që funksionon me tre koka.
Presidenti që nuk ka as ekip as autorizim bën negociata. Kryeministri vendos kushte me qeverinë. Kemi një komision shtetëror partiak. Këtë e shoh si disavantazh që do të këtë Kosova në këto negociata. Nuk ka një plan konkret, por ka vetëm një parim. Kemi një situatë rajonal pa kohezion në lidhje me këtë marrëveshje. Kemi një Kosovës jo të qartë për këtë marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e përcakton dot SHBA-Rusia, por SHBA me Bashkimin Evropian.
BE nuk është shprehur në mënyrë të qartë për një formulë apo një tjetër për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Uashingtoni po shkon drejt prishjes së vendimmarrjes shumëpalëshe dhe në politikën e jashtme po shkon në marrëveshje dypalëshe”, tha ai.

Exit mobile version