Fyerjet raciste të Veliajt, opozita braktis Këshillin Bashkiak: Do t’i bashkohemi protestës së banorëve të Tiranës

Opozita e Bashkuar ka vendosur që të braktisë punimet e Këshillit Bashkiak që do të mblidhet të enjten.
Me një deklaratë të përbashkët, këshilltarët e opozitës janë shprehur se do ti bashkohen banorëve të Unazës së re, që protesojnë për të drejtën e tyre.
‘Në mbledhjen e përbashkët, Opozita e Bashkuar në Këshillin Bashkiak Tiranë, vendosi:
Si akt proteste ndaj sjelljes së paprecedentë të kryetarit bashkisë Tiranë, fyerjeve raciste, sjelljes denigruese dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës, të refuzojë pjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe t’i bashkohet protestës së banorëve të Tiranës, në mbështetje të kërkesave të tyre të ligjshme, të drejtës së jetës, banesës dhe dinjitetit njerëzor.
Opozita zgjedh të jetë në krah qytetarëve përballë kësaj klike të korruptuar e të shthurur, që vetëm në sajë te votave të blera nga mafia dhe grupet e trafiqeve të drogës sundon vendin dhe Tiranën’, thuhet në deklaratën e këshilltarëve të opozitës së bashkuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

auto Keshilli bashkiak1522338836

Artikulli paraprakTelevizionet në shërbim të Ramës dhe Veliajt, mbyllin ekranet për protstën vetëm FaxNews transmeton
Artikulli tjetërKasmi: Qeveria, kompensim sa për 1 vit qera banorëve që do t’u shemben shtëpitë tek Unaza e re