Fytyra e fshehur e “El Classico”, ja çfarë ndodhi në ndeshjen Barcelona-Real Madrid

Ajo që ju nuk e keni parë ende nga “El Classico” e së dielës mbrëma, Barcelona-Real Madrid, luajtur në “Camp Nou” dhe që përfundoi në barazimin 2-2. Shou, britma, protesta dhe… përqafime.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka analizuar në deklaratat për “Movistar Partidazo” barazimin e ekipit të tij në “Camp Nou”.
Përmbledhja: “Ne kemi përjetuar një ndeshje të shkëlqyer futbolli dhe në fund është regjistruar barazimi, që nuk e di nëse është i merituar apo jo. Ata që kanë qenë në stadium, veçanërisht, do të kenë mbetur të lumtur”.
Arbitrimi: “Ka qenë i komplikuar, por si gjithmonë. Është e vështirë të arbitrohet në të tilla përplasje. Ka pasur pak nga gjithçka. Sidoqoftë, nuk do të ndryshojë asgjë në fund. Barazimi është vulosur”.
Erdhëm për të fituar ndaj Barçës: “Ka gjithmonë dëshirë për këtë. Ne kishim përpara një ndeshje dhe donim ta fitonim. Kjo është ajo që ne bëmë. Ne bëmë një pjesë loje shumë të mirë. Në pjesën e dytë ishim të nxitur. Duhej të kishim më shumë durim për të qenë njëmbëdhjetë kundër dhjetë. Unë mendoj se Barça dha gjithçka për të mos humbur. Ne luajtëm për fitore”.
Cristiano Ronaldo: “Tani për tani nuk është mirë, por do të shohim. Nesër do të bëjë rezonancën dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Nuk shqetësohemi për finalen e Champions-it”.
VAR: “Nuk do të flas për të tani, nuk do të ndryshojë asgjë. Sezonin e ardhshëm do të jetë dhe ne do të shohim sa vlerë ka”.

Valverde: Të luash me 10 lojtarë kundër Realit është e ndërlikuar…
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka analizuar klasiken e së dielës mbrëma ndaj Real Madridit, që përfundoi në barazimin 2-2, në “Camp Nou”: “Ndeshja ka pasur shumë faza loje, por nuk ka munguar edhe presioni. Reali na ka ndëshkuar kur ka pasur mundësi, por ne, me zotërim të topit, jemi munduar të amortizojmë inferioritetin numerik. Pas pushimit të pjesës së parë, ne u mblodhëm së bashku, më shumë, sepse e dinim se do të vuanim.
Arbitrimi? Ekipi bëri një përpjekje të madhe me 10 lojtarë kundër Real Madridit. Kundërshtari na vuri në vështirësi. Do të na pëlqente të kishim fituar. Nga arbitri nuk e di se kush ka përfituar më shumë, mbeten për t’u parë në TV rastet e diskutueshme. Në La Liga ende nuk është VAR-i. Eshtë e komplikuar të arbitrosh në ndeshje me kaq tension, ndaj i kuptojmë arbitrat. Unë vij këtu si trajner i klubit dhe nuk dua të merrem me gjykimin. Natyrisht, më dhemb dëbimi i Sergi Roberto me karton të kuq.
Rezultati? Për përpjekjet e ekipit, duhet të jemi pozitivë në këtë drejtim. Duke luajtur në inferioritet numerik, aq më tepër ndaj Real Madridit, është e komplikuar. VAR? Teknologjia do të jetë e mirë për futbollin, por do të duhet kohë për t’u përshtatur. Gjëja e rëndësishme është që lojërat të kenë ritëm. Në fillim do të jetë e ndërlikuar, por ka momente që e kërkojnë atë. Ferguson? Është shumë i rëndësishëm për futbollin dhe shpresoj që ai të rimëkëmbet dhe të bëhet mirë”.

Zidane, 5 minuta në tunel për t’i dhënë Iniestës një përqafim lamtumire380898 TS 07 05 18 2754493802
Kjo ishte “El Clasico” e fundit e Andres Iniesta, me fanellën e Barcelonës. Ai mori ovacione të ngrohta nga shokët e tij, nga tifozët e “Camp Nou” dhe nga… Zinedine Zidane. Trajneri francez i Real Madridit priti pesë minuta në tunel për ta takuar mesfushorin veteran katalanas, për t’i uruar më të mirën në vazhdim, pasi të largohet nga Barcelona, dhe për t’i dhënë atij një përqafim.
Kamerat e “Movistar +” e kapën momentin, kur Zidane u përshëndet përzemërsisht me Iniesta, me atë që e kishte quajtur “jo vetëm një futbollist” në konferencën për shtyp, para ndeshjes.
Zidane, madje, ka thënë disa ditë më parë se Iniesta e ka merituar të ketë fituar të paktën një “Top të Artë”.
33-vjeçari u zëvendësua nën ovacionet në këmbë të tifozëve në “Camp Nou”, teksa skuadra e tij e mbajti rekordin e pamposhtmërisë në këtë kampionat, pas një barazimi 2-2, kundër rivalëve të ashpër, Real Madridit, pavarësisht se u reduktuan në 10 lojtarë në pjesën e dytë.
Megjithëse Barcelona e kishte siguruar tashmë titullin, “El Clasico” e së dielës ishte ende një çështje me intensitet të lartë dhe shumë e vështirë, me refuzimin e Realit për t’iu bërë “korridorin” e nderit kampionëve të rinj të La Liga-s.

GRAF689. BARCELONA.06/05/2018.- El delantero portugués del Real Madrid, Cristiano Ronaldo, tras conseguir el primer gol del equipo madridista durante el encuentro correspondiente a la jornada 36 de primera división que disputan esta noche frente al FC Barcelona en el estadio del Nou Camp. EFE/Andreu Dalmau.
BARÇA – REAL MADRID
Barcelona’s Argentinian forward Lionel Messi gestures as he leaves the field during the Spanish league football match between FC Barcelona and Real Madrid CF at the Camp Nou stadium in Barcelona on May 6, 2018. / AFP PHOTO / Josep LAGO
BARÇA – REAL MADRID
Exit mobile version