Gaba: Edi Rama, Trusti i “Non Gratave”

Në një postim në facebook, anëtari i Kryesisë së PD, Gentian Gaba, ka ironizuar deklaratën e Ramës, i cili shprehej se nuk ka ndryshuar qëndrim mbi “Non Gratat”.

Gaba shprehet se Rama bashkëpunon me Doshin, Dakon dhe Rakipin dhe një më shumë, një më pak, nuk i prish asnjë punë.

“Një më shumë një më pak nuk ka më diferencë. Me një quhesh Edi, me tre je komplet brenda, me katër pastaj je Trusti i Non Gratave.” – përfundon Gaba.

Më poshtë reagimi i plotë:

Nuk kemi ndryshuar qendrim mbi bashkepunimin me “NON GRATAT”, thote Edi Rama. Normal qe jo, ai bashkepunon me Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Aqif Rakipin. Nje me shume nje me pak nuk ka me diference. Me nje quhesh Edi, me tre je komplet brenda, me kater pastaj je Trusti i Non Gratave.

Exit mobile version