Gabriel Barbosa pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, në formë huazimi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Lucioano Spalletti. Sipas tabloidit britanik, “Daily Mirror”, skuadra e West Hamit është shumë e interesuar që ta transferoj brazilianin. Por, West Ham frikësohet se Premierliga do ta bllokoj transferimin e Gabigolit, për shkak se ky i fundit nuk ka luajtur me Interin dhe Brazilin në sezonin e fundit
Barbosa, i cili u transferua nga Santos në Inter verën e kaluar, ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Nerazzurrtë në Serinë A dhe Kupën e Italisë. Nëse dështon Barbosa, West Ham ka tri opsione të tjera. Fjala është për Munir El Haddadi (Barcelonë), Marko Arnautoviç (Stoke) dhe Nacer Chadli (West Brom).
Ndërkohë, Milani nuk ka të ndalur në merkato. Pierre Aubameyang mund t’i bashkohet Milanit gjatë kësaj vere. Sipas “Premium Sport”, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Aubameyang mund t’i bashkohet gjatë kësaj vere në Milan.
Calciomercato.com shkruan se sulmuesi nga Gaboni ende është në listën e dëshirave të Rossonerëve. Thuhet se Milani i ka ofruar lojtarit 8 milionë euro në sezon. Por, Aubameyang po kërkon 12 milionë në sezon.
Milan ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere duke transferuar shtatë yje. Mbetet të shihet nëse Aubameyang do të jetë përforcimi i tetë. Por, nëse dështon Aubameyang, në listën e Rossonerëve është edhe sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kalinic.
Aubameyang ishte pjesë e Milanit mes viteve 2008-2011, por asnjëherë nuk kishte luajtur me ekipin e parë. Ai ishte huazuar te skuadrat si: Saint-Étienne, Lille, Dijon e Monaco.