“Gabimet” e diasporës/ Rreth 40% e aplikimeve nga emigrantët janë refuzuar prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Salla që shihni në pamje mund te konsiderohet si “truri” i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto ditë, pasi këtu vendoset nëse një shqiptar që jeton jashtë vendit do të votojë në parlamentarët e 2025 apo jo.

Ky vendim merret në bazë të formularit të plotësuar në platformën elektronike të regjistrimit, ku shifrat tregojnë se gabimet në aplikim nga diaspora janë të shumta. Top Channel pa nga afër disa raste të refuzimit dhe shkaqet e pasaktësive të  kërkesave që vijnë nga jashtë

“Rasti në fjalë është një aplikim i ardhur nga Gjermania, ku plotësimi i adresës manualiasht nga zgjedhësi duket se është bërë korrekt por vërtetimi adresës mungon se ato kanë futur një pasaportë të shtetit shqiptar që nuk verifikon adresën e qëndrimit jashtë. Në këtë rast personi duhet të sillte një dokumentacion gjerman, më i thjeshti, karta gjermane e ID, qe nga pas ka adresën ku banon”, shprehet Redion Lila.

Gabimet qe operatoret hasin gjerësisht janë aplikimet që mbërrijnë nga Italia ku shqiptarët harrojnë të skanojnë pjesën e pasme të dokumentit që përmban adresën dhe mjaftohen vetëm me pjesën ballore.

Mjafton që të kapë foto vetëm faqen e pasme ku ndodhet edhe emri dhe mbiemri i tij që na duhet për të verifikuar identitetin e tij po ashtu ka dhe adresën që na mjafton si provë”, shprehet më tej ai.

Rasti numër tre që ndodh shpesh është ngarkimi i paplotë e dokumenteve që vërteton adresën ku duhet t’i shkojë fleta e votimit.

“Kemi aplikim të ardhur nga Greqia, zgjedhësi në fjalë ka vendosur dokument zyrtar grek i Cili përbehet nga dy apo tre faqes ku faqja e pare ka emrin e tij dhe te familjareve dhe në faqen e dytë ka adresën. Ka vendosur vetëm faqen e parë. Ky rast do sjellë refuzim dhe ai mund te riaplikojë”, shton ai.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë të shpërndarë në të katërt anët e globit, që nga vendete zhvilluara deri te ato të harruara. Por fluksi i madh i kërkesave për regjistrim por shoqërohet paralelisht me mijëra refuzime, por diaspora ka shans të korrigjojë aplikimin  duke lexuar arsyet  e plota të cilat i shkojnë në adresën e tij në PER se ku ka gabuar.

Artikulli paraprakMbi domosdoshmërinë për të lexuar “Sakralizimin e Politikës në Shqipërinë Komuniste”
Artikulli tjetërAksident tragjik në Kosovë! Humbin jetën 3 persona