Gabriel Escobar largohet nga Ballkani, ambasadori i SHBA në Kosovë: E falënderoj për përkushtimin e palodhshëm dhe i uroj suksese në detyrën e radhës

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jefry Hovernier, ka konfirmuar përfundimin e detyrës së Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Përmes një postimi në faqen në Facebook, të Ambasadës së Amerikane në Kosovës, Hovenier i uron suksese në detyrën e radhës ndërsa e falënderoi për ‘për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor’.

Ambasadori Hovenier: Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës. Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor.

Artikulli paraprakTrajneri e sulmoi për peshën, Jasir Asani: Rëndësi ka vetëm Europiani, ja pse nuk luaj në Kore!
Artikulli tjetërE mitura përfundoi në spital pasi u pickua nga gjarpri në shkollë, procedohet administratori i firmës së dezinfektimit