Gabriel Jesus mohon rinovimin

Gabriel Jesus deklaroi se nuk di asgjë në lidhje me zërat që flasim për një kontratë të re me Manchester City. Sulmuesi nga Brazili, i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë, që pas mbërritjes në “Etihad Stadium” në janar 2017, është shumë pranë një marrëveshjeje të re me ekipin e Pep Guardiolas, sipas asaj që shkruan shtypi britanik. 20-vjeçari, i cili ka shënuar 20 gola në 35 ndeshje me fanellën e City, ka edhe katër vite kontratë të mbetur nga marrëveshja aktuale.
“Nëse nuk luaj mirë, atëherë trajneri ka të drejtë të më zëvendësojë. Guardiola po bën një punë shumë të mirë, duke përdorur shumë lojtarë dhe secili prej tyre po e ndihmon ekipin e City të përmirësohet”.
I pyetur në lidhje me rinovimin e mundshëm, Jesus tha: “Nuk di asgjë. Askush nuk më ka folur për këtë temë. Drejtuesit e City nuk më kanë thënë asgjë dhe as menaxheri im. Nuk ka ndodhur asgjë e re dhe përqendrimi im është maksimal për të dhënë më të mirën në fushën e lojës për Manchester City”. Jesus ka luajtur shumë mirë në krah të Sergio Aguero, por gjithashtu i jep trajnerit Guardiola një alternativë të rëndësishme, kur një prej qendërsulmuesve do të pushojë.
“Nëse një futbollist luan më mirë se unë në rolin tim, atëherë më duhet ta pranoj dhe të qëndroj në stol. Nëse nuk luaj mirë, atëherë trajneri ka të drejtë të më zëvendësojë. Guardiola po bën një punë shumë të mirë, duke përdorur shumë lojtarë dhe secili prej tyre po e ndihmon ekipin e City të përmirësohet. Kjo është kryesorja”, tha Jesus, aktualisht i dëmtuar.

Exit mobile version