Gara për bashkinë Kukës, Rexhmati: Primaret fiktive, kandidati i opozitës të jetë rezident në Kukës

Te nderuar demokratë,

Fillimisht dua te shpreh konsideraten me te larte per anetaresine e PD Kukes. Ndihem thellesisht i perulur nga vleresimi dhe besimi juaj duke me propozuar per kandidat per zgjedhjet e jashtezakonshme per Bashkine Kukes.

Mirenjohja ime eshte per gjithesecilin prej demokrateve qe me sakrifica te patregueshme kane qendruar dhe qendrojne perballe imoralitetit dhe antivlerave qe i jane imponuar padrejtesisht Kukesit dhe kuksianeve. Shpreh vleresimin me te thelle dhe falenderimet per kedo qe eshte investuar sinqerisht per nje proces gjithperfshires dhe perbashkues per nje kandidat konsensual duke perfshire deputetet e Qarkut Kukes, z. Flamur Hoxha dhe z. Isuf Çela.

Ne situaten qe po kalon PD, kam shprehur gatishmerine per te qene pjese e nje zgiidhje perbashkuese, qe do te conte ne perfaqesimin me nje kandidat te vetem rezident ne Kukes sipas kerkeses se demokrateve te Kukesit. Ndonese mbeshtes parimin e konkurences, gjykoj ashtu si shume prej demokrateve, se futja ne nje proces primaresh kur ka mbetur vetem nje muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokrateve vazhdon te vuaje pasojat e konfliktualitetit dhe te fajesimit, me gjithe qellimin e mire ne vetvete, nuk i sherben konsolidimit te strukturave dhe gatishmerise se tyre per fushaten. Hatermbetjet e pas votimit krijojne perçarje dhe jo bashkim te anetaresise, ndersa besueshmeria e procesit jo vetem qe nuk jep garanci per bashkim por mund te jete burim konflikti gjate dhe pas procesit, me deme te pariparueshme per rezultatin ne zgjedhje.

Duke vene interesat e demokrateve dhe te mbare familjeve kuksiane te parat, perseris apelin tim dhe te shume demokrateve ne Kukes per te evidentuar nje kandidat rezident ne Kukes, gjithperfshires, konsensual, perbashkues me qellimin e vetem te fitores mbi kandidatin e rilindjes dhe te oligarkeve te Rames.

Me konsiderate,

Arif Rexhmati

Exit mobile version