Gara presidenciale/ Donald Trump fiton primaret në Karolinën e Jugut, mposht lehtësisht Nikki Haley në shtetin e saj të origjinës

Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut.

 

Ish-presidenti fitoi me një diferencë prej 20 pikësh në shtetin e origjinës së rivales, Nikki Haley.

Trump nuk e përmendi rivalen e tij teksa festoi, por u ndal tek zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

“Ne do ta shikojmë Joe Biden drejt në sy,” u tha ai mbështetësve disa minuta pasi mediat amerikane e projektuan atë si fitues të shtunën mbrëma. “Ai po shkatërron vendin tonë – dhe ne do të themi ‘dil Joe, je pushuar nga puna”.

Trump lavdëroi “unitetin” e partisë së tij pas rezultatit të së shtunës, duke thënë: “Nuk ka pasur kurrë një frymë si kjo. Unë kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të unifikuar”.

Artikulli paraprakKirurgu rrëfen dëshmitë e mbledhura për krimet e luftës në Kosovë: Pacientët na thonin ‘mos na sillni barna apo ushqime se më pas po na rrahin më keq’
Artikulli tjetërPublikonte foto dhe video në profile false, për fshirjen e tyre kërkonte shuma parash deri në 1 mijë euro. Arrestohet 22-vjeçari, si policia ra në gjurmë të të riut