Te Marseille nuk dëshirojnë të humbasin Bafetimbi Gomis. 31-vjeçari luan në formë huazimi te francezët që prej korrikut të 2016-tës. Trajneri Rudi Garcia dëshiron të mbështetet te shërbimet e lojtarit, kartoni i të cilit zotërohet nga Swansea. Megjithatë sipas numrit një të stolit francez, diçka e tillë nuk varet vetëm nga klubi, por edhe nga vetë dëshira e lojtarit. Garcia tha se para se të diskutohet për kontratën e re do të jetë vetë Gomis, ai që do të vendosë.