Gardiani i burgut ekzekuton dy persona në poliklinikën e Patosit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos. Bëhet e ditur se dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e breshërisë së plumbave.

Ka qenë një gardian i burgut të Fierit që ka qëlluar me armën e shërbimit, duke lënë të vdekur dy të rinj.

Krimi ndodhi në orën 12 e 20 minuta kur, 22-vjeçari Martin Skëndaj, qëlloi me pistoletë moshatarin e tij Elis Kapaj, i cili humbi jetën në vend nga plagët e marra. I plagosur mbeti Manol Rrapaj 26-vjeç, por edhe ai ndërroi jetë më pas në spital.

Viktimat janë nga Patosi, banues në fshatrat Kashisht dhe Kuçar. Sipas hetimeve paraprake dyshohet që 2 të rinjtë të jenë përfshirë kohë më parë në një konflikt për një vajzë me Skëndajn, ndërsa mesditën e së enjtes janë përballur rastësisht në ambientet e poliklinikës së Patosit.

Fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas autori ka qëlluar me armë duke ekzekutuar dy të rinjtë. 22-vjeçari Skëndaj tentoi të largohej pas krimit, por përfundoi në prangat e policisë.

policia 1

Exit mobile version