Gardisti plagoset me armë në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës. Një punonjës i Gardës së Republikës ka mbërritur në spital i plagosur me armë zjarri.

Dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakKush është ish-polici që u ekzekutua në Laç (Foto)
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë në spital njëri nga 4 të plagosurit