Shkëlzen Gashi sërish përcaktues në Major League Soccer. Për meritë edhe të futbollistit shqiptar Colorado Rapids mori një tjetër fitore të rëndësishme. Këtë herë, Gashi nuk arriti të realizonte një dygolësh siç ndodhi në derbin shqiptar ndaj San Jose-së së Jahmir Hykës, por dha asistin e golit të fitores 1-0 për Coloradon në sfidën ndaj Sporting Kansas City-it. Gashi, i cili këtë sezon aktivizohet në rolin e mesfushorit të krahut të djathtë e ka disi më të vështirë të shkojë rregullisht te goli, megjithatë kuqeziu është padiskutim frymëzuesi i çdo aksioni sulmues të skuadrës së trajnerit Pablo Mastroeni. Në minutën e 11-të, Gashi me një harkim perfekt nga një goditje standarde gjeti të lirë në zonë, Ford, i cili me kokë realizoi golin e suksesit për Colardon që me fitoren ndaj Kansas City-it u ngjit në kuotën e 10 pikëve, por për momentin, Rapids pozicionohen ende në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit. Nuk mundi të evitonte dot humbjen e skuadrës së tij Jahmir Hyka. Shtatshkurtri shqiptar luajti titullar në sfidën mes San Jose Earthquakes dhe Los Angeles Galaxy. Në derbin kalifornian ishin miqtë ata që triumfuan me shifrat 2-4, me Hykën që nuk arriti të linte shenjë në këtë sfidë.
Kryesore
Continue to the categoryPakti i Tretë: Kleçka e negociatave Berisha-Rama për votën e diasporës
Siç e deklaroi publikisht Sali Berisha, ka ditë që po zhvillohen negociatat midis njerëzve të tij dhe atyre të mazhorancës për të bërë ndryshime...