Gati lëvizja në janar, klubi i Bundesligës hidhet në sulm për… Asllanin

Futbollisti i Kosovës, Fisnik Asllani, mund të largohet nga Elversberg gjatë merkatos së janarit. Siç raporton gazetari gjerman, Florian Pletenberg, për sulmuesin është interesuar skuadra e Union Berlinit.

Klubi gjerman e ka shumë seriozisht dhe do të tentojë deri në ditën e fundit të merkatos dimërore, e cila është, më 3 shkurt.

22-vjeçari është pjesë e Hofenhajm dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Ai ka shënuar dhjetë gola te skuadra nga Bundesliga 2 me Elversberg dhe ka regjistruar pesë asiste në 18 ndeshje.

Për Fisnik Asllanin janë të interesuar edhe katër skuadra të tjera, në Gjermani dhe Itali, teksa mbetet të shihet me mjaft interes cila do të jetë e ardhmja e tij.

Exit mobile version