Gati për 16 shkurtin, pritje madhështore e Bashës në Kukës!

Kuksianët i kanë rezervuar sot një pritje madhështore kreut të opozitës, Lulzim Basha. Mijëra banorë kishin mbushur rrugët dhe sheshet për të pritur Bashën. Kreu I opozitës është shoqëruar nga banorët përgjatë rrugës qëndrore ku edhe është ndalur duke bashkëbiseduar me ta.
Basha u premtoi kuksianëve në një takim që ende vijon se gjëja e parë që do të bëjë sapo të vijë në pushtet se do të zerojë taksën e rrugës vendosur nga kryeministri Rama.
Përballë shqetësimit të banorëve, që i janë ankuar se “Rama i ka izoluar si në Gaza”, ka thënë se do të zhbëhet gjithcka që është bërë në kurriz të kuksianëve.
“Taksa do të jetë zero, plani i tij për ta shkretuar Kukësin do të marrë fund dhe një nga hapat kryesore në këtë drejtim do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit, bijtë dhe bijat tuaja do ti shkolloni këtu, por ne do të subvencionojmë praninë e pedagogëve që këtu të ketë qendër e kërkimit shkencor do të marrim përvojën më të mirë gjermane dhe gjermanët i kemi në krah”- tha Basha.
Ndërsa qytetarët janë ankuar se Kukësi po braktiset çdo ditë e më shumë, nga varfëria dhe korrupsioni qeveritar. “Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete. Ne nuk kemi nevojë të na japë ai lekë, ne duam të jemi të barabartë si i gjithë populli shqiptar”-thanë qytetarët.
Ndërsa kreu i PD-së u shpreh se: “Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Basha.

Nxënësi: Duam rikthimin e universitetit
Një bashkëbisedim i veçantë iBashës ishte ai me një nxënës të gjimnazit të Kukësit.
Gjimnaizisti Blerim Cenaj ka bashkëbiseduar gjatë ecjes në qytetin e Kukësit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Gjimnazisti: Klasat tona janë pa nxënës. Duam të na rikthehet Universiteti, taksa e rrugës së kombit të hiqet sepse po shkatërron Kukësin dhe të gjithë shqiptarët.
Basha: I ke rënë problemeve në kokë, i ke vënë pikat mbi i.
Unë të jap fjalën se një ndër hapat e para do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit dhe të jetë qendër e kërkimit shkencor dhe e trajnimit të rinisë që të shërbeni këtu në Kukës. Të vini në Tiranë pa paguar asnjë taksë.
Gjimnazisti: Duam një arsim pa taksa të larta. Duam arsim për të gjithë të rinjtë.
Basha: Kjo ishte skemë e Edi Ramës për zbrazjen e Kukësit. Këtë betejë po e bëjmë për ju dhe duhet ta merrni në dorë Shqipërinë.

12121

Exit mobile version